Pamjet që shihni vijnë nga banesa, e cila ishte mbrëmë shënjestër e një shpërthimi me tritol. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Kodra”.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se tritoli është hedhur në ballkonin e banesës, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Mësohet se në momentin e shpërthimit, në banesë ka qenë e zonja e shtëpisë dhe disa të afërm.

Nga hetimet e deritanishme, pista kryesore e hetimit nga ana e policisë, mund të jetë një konflikt që djali i vogël i kësaj familje ka pasur me disa minorenë. Gazetarja Hoxhiaj raporton se një prej djemëve të kësaj familje, Igli Vora, është kordinator i PD-së për këtë lagje të Shijakut. Deri më tani nuk dihen emrat e autorëve të ngjarjes në fjalë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: