Pamjet që shihni vijnë nga banesa e kreut të FSHF-së, Armand Duka, ku në derën e jashtme të saj u vendos një sasi e vogël lëndë plasëse.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar të Durrësit rreth orës 22:06. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga lagja ku jeton Duka, ndërkohë që policia ka vendosur shirita në zonën ku ndodhi ngjarja.

Do të jenë kamerat e sigurisë ato që padyshim do të japin ndihmë për të zbardhur ngjarjen në fjalë. Ndërkohë, shtëpia e Dukës është e pajisur me kamera sigurie. Gjatë kohës kur ndodhi shpërthimi, në derën e jashtme, në banesë ishte vetëm bashkëshortja e Dukës. Shpërthimi është ndjerë në të gjithë zonën.

Janë duke u pyetur personat që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, apo që kanë parë lëvizje të dyshimta në lagje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: