Më 12 qershor 2021 përjetoi ditën më të vështirë të jetës, pa vdekjen me sy, por tashmë është thjeshtë një kujtim i hidhur. Ndërhyrja kirurgjikale në zemër i dha një tjetër shans, e riktheu sërish në fushë, ku 6 muajt e fundit ishte pjesë e Brentford, ndërsa sot firmos një kontratë 3-vjeçare me Man.United.

Kjo është një histori e shumë e bukur për tu rrëfyer, është historia e Christian Eriksen. Fantazisti danez i rikthehet futbollit të madh, transferohet në “Old Traford” me shumë ambicie dhe dëshirë për të fituar:

“Kam akoma ambicie të mëdha dhe shumë për të fituar. Ky është vendi perfekt për mua. Man.United është një klub special dhe mezi pres ta nis”, u shpreh Eriksen për faqen zyrtare të klubit.

“Djajtë e kuq” po shkëlqejnë në këto ditë të para të fazës përgatitore duke siguruar një tjetër fitore me “poker” golash, këtë herë duke mposhtur Melbourne.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: