Te Inter Miami po bëhen gati për sezonin e ri, teksa këtë fundjavë, ekipi i Mascheranos zhvilloi një miqësore.

Inter Miami mundi 3-2 meksikanët e  Club America, në ndeshjen e luajtur në Allegiant Stadium. Protagonist në këtë takim ishte Lionel Messi, i cili realizoi gol në minutën e 34-të, pas një asisti të Suarez.

Ylli argjentinas, Messi duket në formë, në prag të edicionit të ri të MLS që nis shumë shpejt. Për “pleshtin”, ky do të jetë sezoni i 3-të me Inter Miamin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb