Teuta ia ka dalë të triumfojë 0-1 ndaj Egnatias në transfertë. Kështu, tekniku i “Djemve të Detit”, Edi Martini merr suksesin e parë me skuadrën, që prej rikthimit në këtë ekipi.

Në Rrogozhinë vendosi një gol i Filit pas 60 minutash lojë. Egnatia renditet në vendin e parë me 13 pikë, 3 pikë më shumë se Tirana që ka edhe dy ndeshje më shumë në dispozicion për të luajtur. Në krahun tjetër, durrsakët renditen në vendin e shtatë me 8 pikë.

 

 

Në takimet e radhës, ekipi i Tetovës pret Dinamon. Djemtë e Edi Martinit kanë përpara një sfidë tejet të vështirë, atë me Partizanin në kryeqytet.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: