Kushdo që mund ta shihte do pësonte tronditje, ose ata më të dobëtit ndonjë atak zemre. Nuk ka ndodhur jashtë, madje as shumë larg kryeqytetit, por në Babrru.

Një fëmijë i varur në ballkonin e katit të tretë, shoku e shikonte, por pranë nuk kishte asnjë të rritur. Një lojë e rrezikshme që mund t’i kishte kushtuar edhe jetën.

Videoja e rëndë është publikuar nga JOQ, ndërsa fëmija që nuk është më shumë se 6-7 vjeç tund këmbët në ajër në ballkonin e katit të tretë të shtëpisë.

Raportuesi në vendgjarje tha për JOQ, se pranë nuk ndodhej asnjë nga prindërit.
“Përshëndetje, kjo mund të përfundonte në tragjedi, por falë Zotit fëmija shpëtoi. Më ra të fikët ku e pashë. E tmerrshme ku ka arritur kujdesi prindëror.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: