Një kamikaz i ISIS vrau 20 persona, në mesin e tyre udhëheqës të rebelëve sirianë, gjatë një konferencë për shtyp të së ashtuquajturës Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) ku papritmas shpërtheu eksplozivin në trup.

Pamjet e sulmit u shfaqën në internet dhe në të shihet se si gjatë fjalimit të një udhëheqësi të rebelëve, pjesëtari i Shtetit Islamik ka aktivizuar bombën në dhomë.

Sulmi ndodhi në qytetin e Inkil, dhe pas shpërthimi mund të dëgjohen edhe ulërimat dhe të shtënat me armë. Nga sulmi 20 persona mbetën të vrarë, mes tyre edhe një ministër i qeverisë së përkohshme.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: