Në futboll është e ndalur të parashikosh, brenda pak ditësh, përballë dy ekipeve të fundit në tabelën e klasifikimit, Partizanit lë pesë pikë duke lëshuar terren në raport me rivalët dhe duke humbur jo pak nga stofi i tyre si favoritë.

Nëse blofi kundër Apolonisë ishte një hap fals, humbja kundër Skënderbeut ishte një goditje e rëndë për të kuqtë e Ilir Dajës. Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, një javë përpara derbit të kryeqytetit, Partizani zhbën gjithçka të bukur kishte ndërtuar deri më tani. Askush nuk e mendonte një përfundim të tillë por ja që Skënderbeu “zgjohet” pikërisht atëherë kur shumë pak e prisnin duke marrë një fitore të madhe në “Elbasan Arena”, jetike për objektivin e tyre për të qëndruar mes më të mirëve.

Partizani zbret në sulm me një aksion fantastike, kombinime të bukura, në fund ai që provon kuadratin ishte Erlado Çinari por goditja e shkodranit ishte qendrore dhe pa forcën e duhur për të bërë keq, thjeshtë një rast i shpërdoruar. Partizani s’poston Skënderbeun në gjysmëfushë në këtë fillim lojë, presioni i të kuqve është asfiksues por pa qenë të qartë në pasin final. Skënderbeu zbret për herë të parë në zonën e Alban Hoxhës në minutën e 20-të, aty ku Mensah solli jo pak pështjellim por goditja e tij me kokë nuk shkoi në kudrat.

Mensah është thjeshtë i papërmbajtshëm vetëm pak minuta më pas, me një inkursion personal depërton deri në zonën e Partizanin, por nuk fund nuk arrin as të godas e as të shpërbejë siç duhet. Fatsatik portieri Dajsinani në minutën e 36-të duke i mohuar kënaqësinë e golit sulmuesit Kardozo, një reagim i bukur që mban Skënderbeun në lojë. Partizani arrin të gjej golin e avantazhit me Çinarin por gjyqtari i takimit anulon gjithçka për rivënie të gabuar nga Jasir Asani. Atëherë kur të gjithë prisnin golin e avantazhit të Partizanit, Skënderbeu i befason në “Elbasan Arena”. Belica përpiqet të largojë rrezikun nga zona e tij por topi shkon në këmbët e Zhan Viktor që godet fuqishëm duke mposhtur portierin Alban Hoxha. Goli sjell panik në radhët e Partizanit, të hedhur në sulm në kërkim të barazimit, lëshojnë jo pak terren pas por Mensah në minutën e 70-të nuk arrin të përfitojë për të shënuar golin e dytë. Ilir Daja provon gjithçka për gjithçka për të rikthyer ekipin në lojë, në minutën e 82-të ishte Kardozo që me kokë nuk arrin të gjej kuadratin e Dajsinanit. Skënderbeu u përpoq të shfrytëzonin hapësirat e krijuara në zonën e Partizanit por ishin dhe të pafat si në minutën e 86-të ku goditja e Berishën u ndal në traversë. Kryeqytetasit dështuan të shmangin këtë humbje që i vendos jo pak në siklet përpara derbit të kryeqytetit, fundja diferenca me bardheblutë tashmë është në vetëm katër pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb