Zinedine Zidane më në fund bindi disa nga “rebelët” të zbresin në fushë, përgjigjja e tyre ishte fantastike duke e përshëndetur me gol por sfida kundër Arsenal, e vlefshme për Internacional Champions Cup, u shndërruar në makth. Pasi e gjetën vetën në dizavantazh të dyfishtë ku Lacazzete dhe Aubameyang shënuan dy gola të shpejtë për “topçinjtë”, Zidane hodhi në fushën e lojës, me fillimin e pjesës së dytë, nga yjet e ekipit, mes tyre dhe Bale e Asensio.

Dy futbollistët gatuan golin e parë me Bale që ngushtoi diferencat në minutën e 56-të ndërsa 3 minuta më pas Asensio barazoi shifrat në 2-2 me një goditje të thatë brenda zonës. Talenti spanjoll nuk pati kohë as të festoj pasi 2 minuta më pas në një aksion pa shumë interes kapi keq gjurin duke u shtrirë në tokë. Asensio u largua nga fusha me barelë drejtë spitalit, ekzaminimet e para nuk janë aspak pozitive.

Diagnozat e paraprake flasin për një këputje të ligamenteve në gjurin e majtë, në rast konfirmimi Asensio mund të thotë lamtumirë sezonit ende pa filluar mirë. Në përfundim të sfidës së fituar nga Reali pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë foli dhe trajneri Zidane: “Jemi shumë të shqetësuar dhe të tronditur nga ajo që ndodhi me Asension. Bale? Për momentin është me ne, luajti pasi dëshironte të qëndronte me ne, është në kushte të mira fizike por asgjë nuk ka ndryshuar, situata është e njëjtë”, theksoi Zidane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb