Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka takuar kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, gjatë një vizite treditore shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Teksa të dy udhëheqësit janë takuar, ata kanë shmangur shtrëngimin e duarve, teksa janë përshëndetur formalisht. Presidenti Trump dhe Zonja e Parë u takuan me Kryeministren May dhe bashkëshortin e saj, Philip.

Teksa Philip shtrëngoi duart me Trump dhe Melania, kryeministrja May i dha dorën vetëm Zonjës së Parë dhe jo Presidentit, teksa më pas i drejtoi të gjithë nga hyrja kryesore.

Trump është pritur me protesta në disa qytete të Britanisë. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se presidenti i SHBA-së është mjaft i papëlqyeshëm në mesin e britanikëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb