Një ndalesë në një restorant në Bettendorf, Iowa, u bë nga Donald Trump, i cili, më shumë se një vit pas zgjedhjeve presidenciale, ka nisur rrugën dhe po bën turne nga shteti në shtet.
Trump i bën autografe një gruaje, sipër bluzës së saj, në ndalesën e fushatës në Iowa.
Aty një fanse e tij e re, e cila punon si kamariere në restorant i kërkoi të firmoste në bluzën e saj të bardhë, pak sipër gjoksit, dhe Trump pranoi me dëshirë – dikush do të thoshte se nuk e humbi rastin.
Para se të largohej, Trump i ka gostitur fansat me pica. Sondazhet e deritanishme e vendosin atë në vendin e parë mes kandidatëve të tjerë republikanë dhe madje me një diferencë të konsiderueshme.