Prej 5 muajsh, Policia e Korçës ka kryer hetime dhe mbikëqyrje të detajuara në qytet me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që merreshin me trafik droge.

Aksioni kulmoi një natë më parë, ku u lëshuan 31 urdhër-arreste dhe u proceduan 101 persona. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur, se janë shpallur në kërkim edhe 7 persona të tjerë. Në videon e publikuar prej tyre, shihet hap pas hapi aksioni i ndjekur.

Bastisjet e shtëpive dhe sekuestrimi i miliona lekëve, mijëra eurove dhe sasive të konsiderueshme të drogës ishin pjesë integrale e aksionit. Gjithashtu bëhet e ditur, se mes gjërave të sekuestruara pikasin 20 automjete dhe 50 telefonë celularë.

Policia bën të ditur, se trafiku i drogës bëhej kryhej kryesisht në qytetin juglindor të vendit, duke mos pasur lidhje, të paktën nga hetimet paraprake, me trafiqet në qytetet e tjera.

Të arrestuarit:

1.Rodolf Mara, 38 vjeç, banues në në Korçë.

2.Olger Hasan, 37 vjeç, banues në Korçë.

3.Romeo (Ilir) Starovecka, 43 vjeç, banues në Korçë.

4.Mateos Aliko, 27 vjeç, banues në Korçë.

5.Juxhin Kulla, 37 vjeç, banues në Korçë.

6.Klajdi Avramushi, 32 vjeç, banues në Korçë.

7.Joan Xhambazi, 25, vjeç, banues në Korçë.

8.Musjano Ali, 29 vjeç, banues në Korçë.

9.Kristi Ndoja, 25 vjeç, banues në Korçë.

10.Arten Zallëmi, 33 vjeç, banues në Korçë.

11.Elton Manka, 34 vjeç, banues në Korçë.

12.Edjon Agolli, 42 vjeç, banues në Korçë.

13.Nikolin Pulluqi, 26 vjeç, banues në Korçë.

14.Letion Rënxa, 34 vjeç, banues në Korçë.

15.Igor Mihali, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë

16.Vasjan Shtambari, 39 vjeç, banues në Korçë.

17.Kristo Shkembi, 39 vjeç, banues në Korçë.

18.Sokol Haxhi, 40 vjeç, banues në Bilisht.

19.Andrea Bleta, 34 vjeç, banues në Bilisht.

20.Emanuel Muka, 30 vjeç, banues në Maliq.

21.Andrea Miçani, 31 vjeç, banues në Korçë.

22.Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë.

23.Andi Duka , 44 vjeç, banues në Elbasan.

24.Sajmir Suvaria 31 vjeç, banues në Korçë.

Të shpallurit në kërkim:

25.A.M.,

26.Th.R.,

27.E.S.,

28.K. X.,

29.A. Xh.,

30.E. F.,

31.R.B.

Gjërat e sekuestruara:

-420 gram kokainë.

-340 gram kanabis.

-21.6 gram heroinë.

-2 kokrra metadon.

-1.556.300 lekë.

-20.595 euro.

-110 dollarë.

-280 paund.

-50 telefona celularë.

-20 automjete.

-5 peshore elektronike.

-1 radio marrëse policie.

-1 përforcues grushti.

-Dokumenta identifikimi të shtetasve të ndryshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb