Tik Tok tashmë është kthyer në një nga trendët më të përdorur nga të gjitha grup-moshat. Përdoruesit e këtij aplikacioni ndajnë shpesh video nga jeta e përditshme, ndërsa po ashtu u sugjerojnë miqve të tyre ushqime, pika turistike apo çdo gjë tjetër që u ka lënë përshtypje të mirë.

Kështu ka ndodhur edhe me disa turistë grekë të cilët kanë vizituar Korçën këto ditë.

Gjatë vizitës së tyre në këtë qytet, ata janë ndalur për të konsumuar vaktet e tyre dhe për provuar ushqimin tradicional në “Shtëpia e Birrës Korça”.

@ehatours Πήγαμε για φαγητό στη ζυθοποιία της μπύρας Korça #travel #traveltiktok #travellife #albania #fypシ #foryou #fyp #greektiktok ♬ Habibi (Albanian Remix) – Ricky Rich & Dardan

“Nëse ndonjëherë shkon në Korçë, duhet patjetër të vizitosh ‘Shtëpia e Birrës Korça’, dhe e sigurt që nuk do të ikësh prej aty nëse nuk pi pafund birra dhe nuk provon disa nga mezet e tyre. Si fillim porositëm birrat tona, të cilat ishin shumë të lira, që kushtonin vetëm 60 lepta, dhe më pas porositëm dhe mezet. Nga tavolina nuk mungojnë kurrë patatet e skuqura, morëm edhe xaxiq, një sallatë, tirokafteri, dhe më pas erdhën më të mirat. Morëm një pjatë të përzierë, që kishte qofte, pançetë, shishqebap dhe sallam, që ishin shumë të mira dhe nuk kushtonin as 40 euro. për cilësinë dhe çmimin, kanë ‘aprovimin’ tonë”, është mesazhi që njëra prej turisteve ka lënë në këtë video.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb