Një anije mallrash ngeci përgjatë bregut evropian të Stambollit teksa po kalonte Bosforin. Songa Iridium, e gjatë 191 metra me flamur të Liberisë, i cili ishte nisur nga porti i Odessa në Ukrainë dhe ishte drejtuar drejt detit të Marmara, ku pësoi një defekt, 25 minuta përpara hyrjes në ngushticë.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të plagosur, si dhe nuk paraqet dëme të rënda për ambientin. Mjetet e shpëtimit të drejtorisë së përgjithshme për sigurinë detare shkuan në vendngjarje për të lëvizur anijen që ndodhej shumë pranë zonës së Rumeli Hisari, në zonën e urës Fatis Sultan Mehmet.

Aksidenti ka ndodhur pikërisht në ditën kur presidenti Recep Tayyip Erdogan ka lancuar projektin e ndërtimit të një kanali të madh artificial, i gjatë 45 km, në anën evropiane të Stambollit për të zëvendësuar Bosforin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb