Një sensacion ka shkaktuar në Turqi ankesa e bukuroshes Seyda Orsay, e cila u bë e famshme pas shfaqjes së reality të modës në shtetin fqinj, se partneri i saj ka qenë ai që i ka prerë gjuhën teksa po putheshin.

Historia e Orsay doli në dritë pasi ajo postoi një foto në rrjetet sociale me mbishkrimin “A jam unë e vetmja që i është prerë gjuha gjatë puthjes?” Më pas në fakt ajo ka postuar një video nga momenti i operacionit për trajtimin e plagës. Në një video të mëvonshme dhe pas bujës që shkaktoi, bukuroshja nga Turqia ka dhënë më shumë detaje rreth aventurës së saj duke akuzuar si autor ish-partnerin e saj.

Sipas Ersoit, ai që e puthi ishte partneri i saj : “Një muaj më parë ishim ndarë, por ai më bindi të ktheheshim bashkë dhe më puthi. Ai më puthi si një kafshë.”

Seyda Orsoi ka postuar edhe një video nga operacioni për rikuperimin e plagës

“Nuk ndjej asgjë”, ka shtuar në videon e saj bukuroshja nga Turqia.

‘Öpüşürken dilim koptu’ demişti… Ciciş Ceyda Ersoy tregoi historinë

Seyda Orsoy, siç shprehet në llogarinë e saj në Instagram ku numëron më shumë se 619 mijë ndjekës, tregon se është kurorëzuar Miss Fotomodelja në Turqi në vitin 2010.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb