TURQI-Një episod i veçantë ka ndodhur në fushën e Gaziantep Buyuksehir Belediyespor, skuadra e kategorisë së dytë në kampionatin turk.

Portieri pas pritjes së penalltisë nga kundërshtari, përqafohet nga shoku i skuadrës, i cili bën që portierit t’i bjerë topi nga duart duke përfunduar në rrjete.

Arbitri e quan golin të rregullt dhe kështu skuadra kundërshtare kalon në avantazh.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb