Transferta e Turqisë në Islandë, nga një ndeshje normale futbolli, rrezikon të shndërrohet në një çështje diplomatike. Përfaqësuesja turke udhëtoi drejtë ishullit mbrëmjen e së dielës ku do të përballet me islandezët të martën në kuadër të kualifikueseve “Euro2020”.

Sipas sulmuesit Burak Yilmaz dhe kapitenit Emre Belozoglu, ekipi ka qëndruar për rreth 3 orë në aeroport ku i janë nënshtruar një kontrolli të gjatë pasaportave por dhe bagazheve, kjo me arsyetimin për arsye sigurie. Për të thelluar dhe më shumë këtë skandal shërben dhe një foto e një prej gazetarëve të pranishëm, i cili në vend të mikrofonit mbante në duar një furçe.

Kjo “mikpritje” nuk është pritur aspak mirë, përkundrazi ka përfshirë edhe politikën pasi ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavosoglu e ka konsideruar këtë sjellje të papranueshme: “Padiskutim që do të bëjmë atë që është e nevojshme”, është shprehur Cavosoglu, i cili ka telefonuar menjëherë homologun e tij në Rekijavik. Në lidhje më këtë incident ka reaguar edhe zëdhënësi i presidentit Erdogan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb