KORÇA

Një automjet është djegur në aksin Korçë-Pogradec. Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb duket se mjeti është shkrumbuar totalisht dhe ka rrezik në njërin aks të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur afër fshatit Pirg teksa gazetarja Lorena Kodra raporton se në mjet po udhëtonin tre persona.

Madje mjeti ka marrë flakë kur mjeti ka qenë në ecje e sipër teksa dyshohet se zjarri mund të ketë rënë prej një shkëndije elektrike.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2021, rreth orës 19:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: