Pamjet e filmuara nga ajri me dron shfaqin momentin kur ushtarët ukrainas shkatërrojnë tankun rus në afërsi të Mariupol.

Mjeti i blinduar që kishte të shkruar me ngjyrë të bardhë shkronjën “Z”, shihet i përfshirë nga zjarri në luftën e përgjakshme që po zhvillohet në Ukrainë.

Deri më tani rreth 20 mijë banorë janë larguar në qyteti port i rrethuar Mariupol që po cilësohet si evakuimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend.

E gjatë mbrëmjes së kaluar, Kievi ishte sërish objekt i sulmeve ajrore të ushtrisë ruse – duke mos kursyer asgjë, madje as banesat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: