Kati i parë i një banesë dy katëshe në Koplik kështë djegur totalisht, teksa e zonja e shtëpisë ka mbetur e plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa shkak ka qenë shpërthimi i një bombole gazi.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Senad Nikshiqi për “BalkanWeb” shihet se përmasat e zjarrit kanë qenë të mëdha në katin e parë të banesës, ku ka ndodhur dhe shpërthimi dhe ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur që të mos përfshijnë dhe katin e dytë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas zjarrit gjithçka e shkrumbuar në katin e parë. Gruaja e plagosur, Sadete Kukaj është dërguar në spital me dëmtime të rënda në trup.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: