Më në fund Eriksen vishet ziklatër. Përfundon me një fund të lumtur një nga telenovelat më të gjata dhe më të rëndësishme në këtë merkato dimri. Inter dhe mbi të gjitha Antonio Conte mund të përqafojnë fantazistin danez i cili zbarkoj në aeroportin e Linate me një avion privat që vinte nga Londra.

Ish fantazisti i Tottenham do ti nënshtrohet fillimisht vizitave mjekësorë në klinikën Humanitas dhe më pas zyrat e klubit ziklatër për të hedhur firmën mbi kontratën e cila do ta mbaj në Milano deri në vitin 2024. Eriksen do të përfitoj 7,5 milion euro në sezon plus bonuse.

Eriksen
Eriksen

Danezi do të prek për herë të parë në Appiano Gentile, qendrën stërvitore të Interit, të martën ndërsa grumbullimi i tij i parë mund të jetë që këtë të diele për sfidën kundër Udines. Tottenham mori atë që kërkonte nga kjo tratative, 20 milion euro kesh, pa bonuse por mund të përfitojnë nga një ndeshje miqësore të organizuar nga Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: