Një makinë ka shpërthyer në flakë, teksa ka qenë në ecje, në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur te kthesa e Safarit, ku është djegur mjeti tip “Benz”.


Shkak i ngjarjes ka qenë një problem teknik, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.


Siç shihet edhe në videon që sjell “BalkanWeb” mjeti është pushtuar nga tymi i zi dhe flakët në mes të rrugës, duke u djegur plotësisht.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: