Një nga afrimet e kësaj merkatoje vere të Milanit ishte De Ketelaere. Talenti belg la Clube Brugge për t’u transferuar te kampionët e Italisë dhe duket se menjëherë është përshtatur në Milano.

Mesfushori 21 vjeçar ka lënë menjëherë gjurmë me skuadrën e Piolit, ku në miqësoren ndaj Pergolettese, realizoi 3 gola.

Takimi përfundoi 7-1 në favor të milanistëve, me golat që u shënuan nga Marko Lazetic (2x), Yacine Adli, Tomasso Pobega dhe Ketelaere (3x).

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: