TURQI

Turqia lindore është goditur nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e sotme që u pasa me disa lëkundje të tjera. Bilanci i viktimave dhe të plagosurve sa vjen e rritet, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënojat e objekteve që janë shembur.

Një histori dramatike raportohet në rrjetet sociale dhe mediat turke. Nga grupet e kërkim-shpëtimit një baba është gjetur përmbys ndërsa mbante nën krahët e tij fëmijët. Për fat të keq babai ka ndërruar jetë por nuk dihet fati i fëmijëve.

Baba
Baba

Mijëra persona kanë postuar videon nga gjetja e babait, për të cilin thuhet se u bë si çati për të shpëtuar fëmijët.

“Një baba që mbron fëmijët e tij pas tërmetit duke u pozicionuar si çati për t’i mbuluar ata, duke qëndruar nën të gjithë blloqet e mbetura të ndërtesës …. Baballarët tanë ???”, shkruan dikush.
“Një baba që ishte nën mbulim me fëmijët e tij nën rrënoja … Zemra ime vajton. Shtëpitë e njerëzve janë shkatërruar, rrugët e fshatit janë të mbyllura, nuk ka transport # elazığ #deprem # elazıgdeprem”.
“Një baba që është në rrënoja me djemtë nën krahët e tij..#elazig #deprem”
“Një baba në Elazig si një çati për fëmijët e tij … dhe për fat të keq ai ndërroi jetë… Zoti le të bëjë vend në parajsë për ata që ndërruan jetë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: