Pas dëmtimeve që mori nga tërmeti, Spitali i Laçit është shembur, për t’i hapur rrugë kështu rindërtimit të një godine të re.

Ndërkohë, disa shkolla dhe pallate në Kurbin janë shembur më parë ndërsa pritet që këto ditë të prishet dhe komisariati i policisë dhe disa institucione të tjera, të cilat sipas eksperteve janë vlerësuar si të pabanueshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në qytetin e Laçit janë edhe 21 pallate të tjera që priten të shemben. Që ditën e tërmetit, më 26 nëntor, pas konstatimeve të bëra në Spitalin e Laçit, ai u braktis, pasi kishte rrezikshmëri të lartë, ndërsa shërbimet e Urgjencës po merren në një godinë, ku me herët ishte institucion fetar.

Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga aksioni i shembjes së godinës, ndërkohë që për të mbarëvajtur situatën dhe për të parandaluar ndotjen e të gjithë zonës, në gatishmëri ka qenë dhe një mjet i zjarrfikëses.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb