Policia e Lezhës ka vijuar kontrolle Blic në gjith Qarkun për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale. Kontrolle janë bërë në akset rrugore nacionale, në automjete, lokale si dhe banesa me qëllim kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë , si dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve.

Gjatë operacionit është sekuestruar një armë zjarri dhe arrestuar në flagrancë poseduesi i armës Bledar Sula , 30 vjeç, banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit të befasishëm të ushtruar në një lokal ku ndodhej edhe shtetasi Bledar Sula , në momentin që ka parë efektivët e policisë , ky shtetas ka lëvizur me shpejtësi tek tualeti i lokalit ku ka hedhur nga dritarja armën e zjarrit pistoletë Bereta të cilën e mbante pa leje.

Menjëherë efektivët e policisë kanë bërë kontrollin e vendit përreth ku kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe 13 fishekë në cilësinë e proves materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: