Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku një person është gjetur i varë në një automjet në Fier. Ngjarja është regjistruar rreth rrotullimin e Sheqit.

Nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Ervis Kuçi shihet se si policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje, ndërsa shihen edhe dhjetra qytetarë që shohin skenën.

Ndërkohë që trupi është ende në makinë, ku identiteti i viktimës nuk dihet ende, në video shihet se si policia ndalon një person që tenton të shkojë tek makina, që mendohet të jetë i afër i të vrarit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu, pranë makinës, që duket se ka humbur kontrollin, është dhe një mjet tjetër. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: