HIMARA

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka publikuar videon ku duket se si në plazhin e Himarës biznesmeni 44- vjeçar kishte futur eskavatorin për të sistemuar plazhin.

Në një hapësirë publike biznesmeni kërkonte të vendoste çadra dhe të sistemonte plazhin për pushuesit verorë. 44-vjeçari u procedua penalisht dhe u gjobit me 2 milionë lekë.

Ai hodhi gurë, inerte pa leje për të sistemuar plazhin para subjektit të tij privat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb