Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 50”, ndërsa në pranga ka rënë një 33-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Kristofor Qerimi, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 50”.

U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 6 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Gjirokastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 50”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. Q., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e DVKM Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, Gjirokastër, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 6 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb