Efektivi i forcave speciale RENEA, Altin Morina, i cili u arrestua pasi u kap në makinë me një shumë të madhe parash, ka dalë sot para Gjykatës, ku i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për akuzën “Patrim parash”.

Arrestimi erdhi në kuadër të operacionit “Fast” falë inteligjencës informative. Morina me detyrë shef në repartin RENEA është kapur me 113 mijë euro në mjetin e tij tip “Audi”.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, Morina shfaqet në kafazin prej xhami teksa priste nisjen e seancës gjyqësore.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Morina ka rrëfyer se paratë i ka marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit dhe se nuk vijnë nga një aktivitet kriminal.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë. Lekët i kisha për arsye personale”, ka deklaruara ai.

Fillimisht Morina u akuzua për pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb