Robert Lewandowski u rikthye në Munih, por ndryshe nga se pritej, sulmuesi polak erdhi vetëm, pa familjen e tij. Sipas mediave të ndryshme, ky vendim i Lewandowskit vjen pasi javët e fundit polaku ka marrë kërcënime të shumta, madje edhe kërcënime me vdekje, pasi tifozët nuk e kanë pritur mirë vendimin e tij për tu larguar nga Bayern.

“Bomberi” polak ka dalë në stërvitje por nuk pritet të qëndrojë gjatë në Munih pasi Barcelona ka rritur sërish ofertën.

Sipas RMC Sport, klubi blaugrana ka trokitur sërish në dyer e Bayern këtë herë duke i vendosur në tavolinë 50 milionë euro, shifër kjo e cila mund të bëjë të mundur transferimin e tij në “Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb