Zlatan Ibrahimovic pas dy sezonesh i ka dhënë fund aventurës me Manchester United duke ndërprerë kontratën që e nxjerr një lojtar të lirë në tregun e transferimeve. Ndërkohë që pritet zyrtarizimi i tij në Amerikë te Los Angelos Galaxy, ish-shokët e skuadrës te “djajtë” vijojnë t’i japin lamtumirën gjigandit suedez.

Së fundmi është Paul Pogba, që nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ ka bërë një përshëndetje të veçantë për 36-vjeçarin. Në videon e postuar bie në sy shënimi i cili thotë: “Do të më mungosh luan, të uroj gjithë të mirat.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb