Lucas Moura dikur shihej si një nga talentet më të rëndësishëm në futbollin brazilian, transferimi i tij tek PSG rezultoi fatal, për pak i shkatërroi karrierën pasi nga Parisi u largua me një njollë të madhe. Francezët e akuzuan si spiun, lojtari i cili nxirrte informacionet në media.

Lukass
Lukass

Në Londër, Lucas zbarkoi si i pa dëshiruar por ja që mjaftoi një ndeshje, që braziliani të shndërrohet menjëherë në shenjtor, një futbollistin i cili me “tripletën” e tij i dhuroi Tottenhamit për herë të parë një biletë për në finalen e Champions League.

Lucas
Lucas

Në përfundim të ndeshjes, gazetarët e pranishëm i zgjatën kufjet për të dëgjuar golin e tretë me koment. Braziliani nuk i mbajti dot lotët duke shprehur të gjithë emocionet e tij për këtë mbrëmje, më e bukura në karrierën e tij:

“Është e pamundur të shpjegoj atë që po ndjej. Jam shumë, shumë i lumtur dhe krenar për shokët e skuadrës. Ne gjithmonë e besonim këtë moment, dhamë gjithçka dhe e merituam. Futbolli dhuron momente të tilla që nuk mund t’i imagjinosh. Më shihni mua, ky është momenti më i mirë i karrierës dhe jetës time”, u shpreh mes lotësh Lucas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb