Makina që shihni dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi, i cili u qëllua mëngjesin e sotëm me armë pranë biznesit të tij në Laç.

BalkanWeb ka siguruar pamjet nga makina e shkrumbuar, një Toyota me targa të huaja, e cila u përdor nga autorët dhe më pas iu vu flaka në Milot. 60-vjeçari u qëllua me disa plumba pak sapo kishte zbritur nga mjeti i tij tip Benz para dyqanit të veshjeve që kishte në pronësi.

Nga plumbat fatkeqësisht ish-polici ndërroi jetë. Fill pas krimit, autorët u larguan nga vendngjarja me mjetin në fjalë dhe i vunë flakën pak minuta më vonë në Milot, për të humbur kështu çdo gjurmë të tyre. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe një zjarrfikëse, e cila bëri të mundur dhe shuarjen e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb