Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u gjet i djegur mjeti tip “BMW”, që mendohet se është përdorur nga autorët e masakrës në një lokal në Don Bosko, ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën 5 të tjerë.

Policia e Durrësit në një informacion zyrtar bën me dije, se në makinë janë gjetur 3 armë zjarri automatike, dhe se BMW  e përdorur nga autorët është e shkrumbuar totalisht. Makina e cila u përdor, në atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, u zbulua në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj,

Sakaq BalkanWeb ka siguruar pamjet nga vendi ku u gjet makina e djegur, konkretisht në një cep të kryqëzimit që të çon për në Likmete dhe të nxjerr në autostradën Fushë-Krujës-Milot, vendin e quajtur ura e Sul Merës.

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur e ngjarjen:

Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip “BMW”, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: