Një plagosje u raportua këtë të diel në zonën e njohur si Patos fshat.

Abaz Malaj 82 vjeç ka plagosur me çifte mbesën e tij 25-vjeçare. Ngjarja bëhet e dije se ka ndodhur aksidentalisht.

Gazetari Ervis Kuçi tha për ‘Balkanweb’ se i moshuari ka qenë duke e pastruar armën dhe kur ka plagosur në pjesën e këmbëve mbesën 25-vjeçare.

E reja ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Në momentin që ka ndodhur ngjarja vajza ishte duke kaluar, sakaq bluzat e bardha kanë konfirmuar se është jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb