Pamjet që shihni tregojnë momentin e atentatit ndaj 46-vjeçarit Ylli Brahimi më 13 janar të vitit të kaluar në Milot.
Brahimi u qëllua mbrëmë (22 korrik) pranë banesës së tij, bashkë me Klisman Preçin, i cili ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga atentati i vitit të kaluar, kur dy persona me motor qëllojnë ndaj Ylli Ibrahimit, i cili gjatë sulmit me armë ishte i shoqëruar nga 2 persona të tjerë. Ibrahimi u plagos me armë zjarri, ndërsa u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Në pamjet në fjalë të siguruara ekskluzivisht për ‘BalkanWeb’ shihet se si tre persona, përfshi objektivin, ecin të qetë në trotuar, ndërkohë që në kamerat e sigurisë së një biznesi përballë kanë filmuar momentin kur në rrugë shihet një motor me dy persona me skafandra dhe kapuç në kokë, që ecën me shpejtësi, ndërsa njëri prej tyre hap zjarri ndaj 3 personave, ku i plagosur ka mbetur Ibrahimi.

Gjithçka ndodh në pak sekonda, në një rrugë të populluar, ndërsa në pamje shihet se ka pasur dhe kalimtarë të tjerë në momentin e atentatit. Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij sulmi me armë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve të krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb