Kjo është makina e gardianit të burgut të Shënkollit, e cila u shkrumbua nga flakët gjatë natës, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Nënë Tereza’ në Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për “BalkanWeb” pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se çfarë ka mbetur nga mjeti tip ‘Mercedes Benz’ në pronësi të efektivit Nikoll Prenga, i cili është shkrumbuar totalisht.

Ky i fundit pohoi se pavarësisht dyshimeve të tij, të cilat i ka dhënë në polici, nuk ka konflikte të mëdha. Mes të tjerash ai i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhin shkaqet e ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb