Alarmi i “coronavirus” ka shqetësuar njerëzit në të gjithë botën, por ka edhe nga ata që nuk e kanë kuptuar seriozitetin e sëmundjes që ka shkaktuar qindra viktima. Një prej tyre është Dele Alli, ylli i Tottenham dhe kombëtares angleze, që ka postuar në rrjetet sociale një video aspak të këndëshme.

Teksa ishte duke pritur në aeroport, sulmuesi shfaqet me një maskë, ndërsa më pas sposton fokusin e kameras të celularit tek një udhëtar aziatik dhe më pas te një shishe me disifektues për duart. Ky filmim që zgjat pak sekonda është shoqëruar me shumë polemika në Angli, teksa pritet t’I kushtojë shtrenjtë Dele Alli. Sipas mediave angleze, Federata në vend ka kërkuar shpjegime nga futbollisti, që përballet me një pezullim të gjatë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke qëndruar në raportimet e mediave lokale, postimi i lojtarit ka shenja të theksuara racizmi. Vetë Dele Alli ka hequr menjëherë videon nga rrjetet sociale dhe ka shpejtuar të kërkojë ndjesë. “Zhgënjeva veten dhe klubi. Nuk ishte diçka e bukur. E kuptova menjëherë dhe e fshiva. Nuk mund të tallesh me këtë gjë”, ka thënë sulmuesi i Tottenham. Por ndjesa futbollistit mund të mos mjaftojë, pasi Federata Angleze njihet për ndjeshmërinë dhe ashpërsinë e saj në lidhje me situata të tilla.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb