Ka mbërritur në Argjentinë trupi i të ndjerit Emiliano Sala, futbollistit 29-vjeçar që humbi jetën në fund të muajit janar pas një aksidenti ajror.

Trupi i tij ka qëndruar në një morg në Buenos Aires deri orët e para të mëngjesit dhe më pas, është vendosur në një palestër në veri të kryeqytetit argjentinas. Homazhet për të do të kryhen në qendrën stërvitore të San Martin, skuadra e parë në karrierë e Emiliano Salas. Shpenzimet për riatdhesimin e tij janë paguar nga presidenti i Kardifit.

Sala Trupi
Sala Trupi

Emiliano Sala humbi jetën më 21 janar, kur avioni që po e transportonte nga Nanta në Francë drejt Kardifit në Uells, ra në kanalin e La Manshit, pranë ishullit të Guernseit. Nga aksidenti humbi jetën veç futbollistit, edhe piloti, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb