Udinese vazhdon t’i mahnisë të gjithë këtë sezon. Të besuarit e Sottil fitojnë sërish, këtë herë në Bentegodi me përmbysje 1-2 ndaj Veronës.Vendasit do hapnin siparin e golave në minutën e 23-të me Doig. I zakonshmi Beto do mendonte për barazimin (70’), ndërsa goli i përmbysjes do vinte në frymën e fundit me Bijol.

Udinese renditet në vendin e 3-të me 19 pikë, 1 pikë më pak se Napoli dhe Atalanta. Kjo formë fantastike e tyre ka bërë që të lihen prapa në rënditje skuadra si Milan, Inter, Juve, Roma dhe Lazio.

Verona duket në rënie të lirë, ku në 3 ndeshjet e fundit ka dalë pa pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: