Bayern Munich vijon dominim absolut në Europë edhe në çmimet individuale. Ishte e pritshme që pas një sezoni ku arritën të fitonin gjithçka, mbi të gjitha pasi një edicioni rekord në Champions League ku fituan të gjithë ndeshjet, bavarezët të dominonin edhe në çmimet e vitit në UEFA. Ky ishte një vit sportiv i veçante në shumë aspekte por për herë të parë pas më shumë se një dekade, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk ishin pjesë e finalistëve.

Trofeu i futbollistit të vitit nga UEFA i shkoi Robert Lewandowski, pa diskutim lojtari më në formë. Në mungesë të “Topit të Artë”, që këtë vit nuk u akordua, Lewandoski mund të ngushëllohet me dy çmime, atë të sulmuesit të vitit dhe lojtarit të vitit. Nuk kishte asnjë dileme edhe për sa i përket portierit të vitit, kapiteni i Bayern Munich, Manuel Neuer i shpall më i mirë. Joshua Kimmich mbrojtësi më i mirë dhe sigurisht trajneri më i mirë, Hansi Flick. I vetmi që mori një trofe dhe nuk është pjesë e Bayern ishte Kevin De Bruyne, me futbollistin e Man.City që u shpall nga UEFA si mesfushori më i mirë i vitit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb