Shqipëria u mposht nga Franca në ndeshjen e fundit të vlefshme për grupin H eliminator të Euro2020 dhe që përkonte me përurimin e “Air Albania Stadium”. “Gjelat” triumfuan 2-0, me kampionët e botës që dominuat gjatë gjithë 90 minutave. Rezultati mund të kishte qenë më i thellë nëse Etrit Berisha nuk do kishte shfaqur të gjithë talentin e tij në momente të caktura.

Një prej të cilëve gjen hapësirë dhe në faqen zyrtare të UEFA Euro2020, e cila u kërkon tifozëve ta vlerësojnë me notë nga 1 te 10 superpritjen e gardianit që aktivizohet në Serinë A me skuadrën e Spalit. Ja video:
(Balkanweb)