Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishin menduar paraprakisht për rusët.

Ndonëse e cilësonin si diçka të shpejtë pushtimin e Ukrainës, ushtria ruse, është ndeshur krahas të tjerash me rezistencën qytetare. Sipas mediave, me ushtrinë janë rreshtuar rreth 100 mijë vullnetar, të cilët janë të gatshëm të japin edhe jetën për mbrojtjen e atdheut.

Në një video të publikuar së fundmi, shihet se si një burrë ukrainas, grushton pa iu dridhur qerpiku një ushtar rus të armatosur. Ushtari më pas, shfaqet duke gjuajtur me armë, por për fat të mirë, jo në drejtim të burrit. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb