Një episod i pakëndshëm është parë sot në zyrat e klubit nga Sllovenia, Olimpija Ljubljana. Ultrasit e kësaj skuadre, të njohur botërisht për grintën e tyre, nuk janë pajtuar assesi me largimin nga stoli të trajnerit Robert Prosinecki dhe emërimin e Albert Riera.

Teksa ky i fundit po prezantohej, tifozë kanë hyrë brenda dhe kanë ndaluar vijimin normal të konferencës për shtyp. Video është bërë publike në shumë media dhe ka marrë shumë shpërndarje.

Situata e krijuar nuk i shkon përshtat aspak ekipit, në prag të ndeshjeve të turit të parë të Conference League, ndaj modestëve të Luxemburgut, Differdange.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb