Tifozët e Tiranës me shpirt dhe me zemër janë në stadium, edhe pse nuk do të jenë të pranishëm ditën e sotme për derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit.

Me anë të një postimi në një nga faqet e tyre në Facebook, ata kanë filluar thumbimet që në mëngjes duke “përshëndetur” deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili njihet si tifoz i flaktë i Partizanit, me një kolazh të koreve të dedikuara ndaj tij.

“Nese ka ndonje pishmonllik qe s’do jena sot ne stadium, nji nga ato eshte qe s’do ja knojme dot kongen. Qe mos merzitej e ti ngelej hatri, i kemi pergatit nji kolazh. Ne 4:30 takohemi tek Xhomlliku”, shkruhet në postimin e faqes “Tirona Tifo Forum”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: