Ulza është një ndër atraksionet turistike që po merr zhvillim nga viti në vit.

Vizitor nga e gjithë Shqipëria po jo vetëm, vizitojnë çdo ditë këtë perlë natyrore e cila mban edhe statusin “EKO Park”.

Investimet e bëra nga banorë të zonës po tërheqin vizitor nga të gjitha zonat e Shqipërisë, por këtu nuk mungojnë as turistët e huaj. Peizazhi fantastik, ushqimet totalisht bio, peshku i liqenit dhe freskia e pemëve janë gjithçka që të duhet për të kaluar orët e nxehta të pikut të verës.

Por këtë vit në Ulëz ka edhe një tjetër risi. Teksa pret të shijosh gatimet e shijshme të zonës, mund të bësh plazh në liqen.

Një shëtitje me varkë apo skaf, është një tjetër mundësi që mund ta shijosh teksa ndodhesh në ulëz. Infrastruktura e krijuar ju jep mundësinë çdo grupmoshe për tu freskuar në ujin e pastër të këtij liqeni.

Fatjon Xhafa ka udhëtuar bashkë me familjen e tij nga Bulqiza, për të shijuar gjithçka që të ofron Ulza. Ai shprehet se kjo zonë është një mrekulli më vete pasi të ofron gjithçka dhe është e lehtë ta vizitosh kur të duash.

Era është një tjetër vizitore që ka ardhur nga Tirana me familjen e saj për të shijuar plazhin në liqenin e Ulzës, ushqimet bio, freskinë e pemëve, për të kaluar një ditë relaksuese.

Gjithashtu Leonard Arbri, menaxher në një nga restorantet e zonës thonë se numri i vizitorëve ka ardhur në rritje, falë investimeve të bëra nga bizneset e zonës. Arbri shton se kushtet që ju ofrohen të gjithë vizitorëve si në qetësi gjatë qëndrimit, freski të hijes natyrale, ushqimeve bio e plazhit në liqen kanë bërë që ato të rikthehen përsëri.

Ulza ndodhet vetëm 70 kilometra nga Tirana dhe mund të shkohet aty për një orë. Deri tani investimet janë bërë nga biznese të zonës, ndërsa nëse do të investohej edhe në fshatin Bushkash i cili gjendet përballë qytezës dhe që është përzgjedhur si një nga 100 fshatrat turistik, vizitorët do të rriteshin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: