Ditën e sotme me anë të një stori në Instagram, Arkimed Lusha (Stresi) zbuloi sherrin e ndodhur mes tij dhe Benardin Simonit të njohur si Biiemtii, një anëtari i grupit TBA.

Mirëpo, ky sherr nuk nisi nga hiçi. Disa kohë më parë, Biiemtii ka realizuar një “live” në TikTok ku ka kërcënuar Stresin se do ta vrasë.

“Ti më ke borxh Arkimed Lusha, deri ditën që të vdes. Ishalla më vret ta bëftë zoti hallall. Veçse ma ke borxh. Deri ditën që të vdes do të jetoj me shpresën me ta marrë jetën. Po ta bëj publike. Unë kam me të vra,”-është shprehur anëtari i TBA-së.

Pas ngjarjes së ndodhur dhe fotove të përgjakura që Stresi ndau të BMT-së, reperi ka realizuar një live në Instagram ku “tallin”sherrin e ndodhur. Gjatë bisedës Rigels Rajku (Noizy) e pyet duke qeshur Stresin se çfarë kishte bërë sot.

F04fca93 E352 4ad2 B3de 94f1b883a7cd
F04fca93 E352 4ad2 B3de 94f1b883a7cd

Biseda:

“Uroj me kaq o zemra se…,”-dëgjohet të thotë Rigelsi gjatë live-it.

Ndërkohë nga ana tjetër Stresi i është përgjigjur se e ka familjen më të shenjtë.

“Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi,”-thotë Arkimedi.

“Le të marrin mësim,”-vazhdon Noizy. Më pas gjatë bisedës teksa vazhdojnë e tallin me njëri-tjetrin ngjarjen, Rigelsi e pyet Arkimedin nëse kishte ndonjë foto ose video.

“Jo na i kanë çuar nga Italia disa foto o ku di gjë unë,”-tregon Stresi.

“Po që kam gjetur mafia kam gjetur dhe duhet me ma kthy borxhin,”-vazhdon Noizy gjatë bisedën në live.

“Ti e gjen, po unë i shkreti si nuk e gjej dot, vuaj”-i përgjigjet Stresi duke qeshur./Panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb