Janë zhvilluar sot pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së 20 në “Premier League”.

Manchester United vijon të mërzisë tifozët në këtë prag fundviti pasi sot është ndalur në një tjetër barazim, këtë herë në shtëpi. Pas 2-2 shumë zhgënjyes një javë më parë kundër Leicester, sot “djajtë e kuq” kanë barazuar me të njëjtat shifra kundër Burnley. Skuadra që deri më tani është cilësuar si surpriza e “Premier League”.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 3-t nga miqtë me autor Barnes, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë Defour realizoi një supergol me goditje dënimi duke dyfishuar shifrat.

United fillimisht shkurtoi diferencat në minutën e 53-t me Jesse Lingard, por pak para vërshëllimës së trefishtë të arbitrit arriti të barazonte dhe njëkohësisht të spamponte shifrat përfundimtare të takimit me golin e dytë personal të Lingard.

Chelsea i Antonio Conte-s është kthyer te fitoret pas barazimit pa gola një javë më parë kundër Everton. Të besuarit e Antonio Conte-s kanë mundur në “Stamford Bridge” skuadrën e Brighton me shifrat e pastra 2-0.
chelsea
Golat për londinezët i shënuan Alvaro Morata në minutën e 46-t dhe spanjolli tjetër Marcos Alonso në të 60-n.

Renditja e “Premier League”

premnier
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb