Manchester United ka gjetur fitoren e parë në Premier League me Amorim në krye të pankinës. “Djajtë e kuq” mundën 4-0 Everton, duke dhuruar kështu spektakël në “Old Trafford”.

Rashford dhe Zirkzee spikatën në këtë takim, duke realizuar nga një dopietë. Skuadra nga Manchesteri renditet në vendin e 9-të me 19 pikë.

Nuk fal Chelsea, teksa në “Stamford Bridge” triumfoi pastër 3-0 ndaj Aston Villas. Golat e Jackson e Fernandez si dhe kryevepra e Palmer i dhuruan 3 pikë të arta londinezëve, që tashmë renditen në vendin e 3-të me 25 pikë, po aq sa Arsenal i vendit të dytë.

Në Tottenham Hotspur Stadium (London), barazim spektakolar 1-1 mes Tottenham dhe Fulham.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb